Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale: Suspendimi i ekipeve, dënimi më i mirë për racizëm

Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale, ka thënë se ekipet duhet dënuar rëndë nëse tifozët e tyre vazhdojë t’i abuzojnë lojtarët në baza racore dhe se do të ishte “gjëja më e mirë”. Lojtarët e Anglisë ishin cak i tifozëve të Hungarisë të enjten, e që e shtynë FIFA-n të hapë procedurë disiplinore.

“Duhet të merren masa për ta ndaluar atë. Gjëja më e thjeshtë është t’i largosh tifozët nga stadiumi, ose nëse e bëjnë atë vazhdimisht, gjë që po ndodh, atëherë do të duhej të dënohej shteti në atë garë. Mendoj se kjo do ta rregullojë çështjen menjëherë. Jepini suspendim me shpresën që ata do të mësojnë për të ardhmen”, ka thënë sulmuesi i Real Madridit.

Lojtarët e Anglisë, Raheem Sterling dhe Jude Bellingham, u fyen në Budapest në baza racore gjatë fitores së Anglisë 4:0 në udhëtim te Hungaria, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.