Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale shqetëson Realin, mungon ndaj CSKA Moskës

Uellsiani Gareth Bale do të humbë sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj CSKA Moskës.

BBC raporton se ylli i Real Madridit ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë derbit ndaj Atletico Madridit, transmeton Koha.net.

Ai i bashkohet listës së të lënduarve, Sergio Ramos, Marcelo e Isco që humbën derbin e djeshëm ndaj Atleticos.