Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale konsideron largimin nga Reali

Gareth Bale raportohet se është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Real Madridi këtë verë si dhe ka bërë plane se ku mund të vazhdojë karrierën.

27-vjeçari thuhet se do të largohet nga Bernabeu për shkak se klubi nuk është i kënaqur me formën e tij dhe lëndimet e shumta. Si pasojë e lëndimeve, ai ka munguar në 13 paraqitje në La Liga dhe katër ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “Don Balon”, uellsiani i ka thënë agjentit të tij se do të donte të luante vetëm te Manchester United, Chelsea, PSG ose Bayerni.

Bale ka shënuar 67 gola dhe ka regjistruar 51 asistime në 149 ndeshje për Realin.