Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale flet për të ardhmen

Ylli i Real Madridit ka folur rreth së ardhmes së tij.

Gareth Bale është një nga emrat e përmendur në media që gjatë kësaj vere mund të largohet nga Real Madridi, për t’i lënë vend talentit të Monacos, Kylian Mbappe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për të përditshmen madrielene Marca, Bale ka përgënjeshtruar mundësinë për t’u larguar nga Reali, ku ka theksuar se e vetmja gjë që ai mendon është të luajë me “Los Blancos”, transmeton kp.

“Nuk mendoj të largohem nga Reali”, ka thënë Bale.

Ai e di se do të duhet të luftojë për një vend në formacionin e parë, pasi që sezonin e shkuar ka luajtur shumë pak për shkak të lëndimeve, por ish-futbollisti i Tottenham beson se do të gjejë formën e tij më të mirë.

“E di se do të jetë e vështirë të gjej një vend në formacionin e parë, por unë jam këtu për të luftuar dhe besoj se do t’ia arrij qëllimit”, ka shtuar ai.

Bale ka realizuar nëntë gola në 27 paraqitje me Realin sezonin e kaluar.