Ai ishte njeriu që hapi rrugën kualifikimit historik të Shqipërisë në Europianin francez falë atij goli fantastik në Aveiro, por jo vetëm aq, sepse Bekim Balaj ishte gjithashtu njeriu që i dha fitoren e parë Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit Rusi 2018-të me atë gol në fund ndaj Maqedonisë, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës edhe në suksesin 0-2 ndaj Lihtenshtejnit.
Sa herë që i jepet mundësia për të zbritur në fushë 26-vjeçari shkodran jep maksimumin për Shqipërinë. Për fatin e tij të keq trajneri De Biasi nuk i dha asnjë minutë në ndeshjen e Palermos ndaj Italisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKeqardhja është e madhe për Balajn që gjithsesi sheh me optimizëm nga ndeshja e radhës që është miqësorja ndaj Bosnje Hercegovinës.
“Në çdo ndeshje të kombëtares dëshira është për të luajtur. Bëhej fjalë për një sfidë të madhe, ndaj Italisë dhe dëshira ishte e madhe për të luajtur pasi përballë kishim futbollist të mëdhenj. Megjithatë ajo ishte zgjedhja e trajnerit dhe unë duhet të mendoj për ndeshjen e radhës, pasi është ai që vendos. Bëmë një ndeshje të mirë ndaj Italisë, normalisht detyra e sulmuesve është të shënojnë. Krijuam raste me Cikalleshin dhe Roshin por nuk arritëm dot te goli. Gjithsesi shohim përpara dhe shpresoj të shënojmë ndaj Bosnjes”, ka thënë Balaj për Supersport.
Sipas sulmuesit të Terek Grozny-it është trajneri ai që vendos se kush duhet të luajë. Balaj nuk mendon se ndalesa e kampionatit rus për disa muaj e ka penalizuar në kombëtare, ndërkohë që kërkon golin ndaj Bosnjës.
” Unë jam në gjendje të mirë dhe nuk mendoj se ndalesa e kampionatit rus ka ndikuar në uljen time në stol pasi kisha luajtur në 3 ndeshje përpara kësaj sfide, por trajneri bëri zgjedhjet e tij. Shpresoj të luaj ndaj Bosnjës dhe pse jo të shënoj”, thotë ai.
Bomberi 26-vjeçar u ndal edhe te largimi i papritur i dy mesfushorëve nga kombëtarja, Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit ndërsa foli edhe për objektivat e mbetura në këto eliminatore.
“Nuk e di pse janë larguar, Abrashi dhe Xhaka, atmosfera në skuadër është e mirë, por ata kanë bërë zgjedhjet e tyre. Ndeshjen e radhës e kemi ndaj Izraelit, duam të grumbullojmë sa më shumë pikë, dhe të bëjmë më të mirën tonë në sfidat e mbetura. Nuk duam ti vëmë objektivat vetes”, është shprehur Balaj.