Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balaj shënon në humbjen e Bolusporit

Bekim Balaj ka shënuar gol për skuadrën e Bolusporit.

Por, Boluspori të shtunën gjatë ditës, u mposht në shtëpi nga Manisa me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 30-të të Ligës së Parë të Turqisë.

Reprezentuesi i Shqipërisë u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të, ndërsa golit të parë në kampionat iu gëzua në minutën e 77-të.

Boluspori ka 35 pikë në mesin e tabelës.

Artikuj të ngjashëm