Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balaj në kategorinë e dytë turke

Bekim Balaj

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, karrierën do ta vazhdoj në kategorinë e dytë turke.

Balaj të dielën është prezantuar te skuadra Boluspor. Boluspori aktualisht mban pozitën e 13-të në kategorinë e dytë të futbollit turk. Shkodrani Balaj së fundi ishte te skuadra ruse Nizhny Novgorod.

Ka luajtur edhe për Sturm Grazin, Akhmat Groznyn, Rijekën, Sparta Pragën, Jagiellonian, Tiranën, Gençlerbirgligin dhe Vllazninë e Shkodrës. 31-vjeçari i ka 45 ndeshje dhe tetë gola me Shqipërinë.