Mesfushori Nedim Bajrami të martën është rikthyer te skuadra e Empolit pasi është larguar nga kampi i Përfaqësueses së Shqipërisë, kanë njoftuar mediumet italiane.
Bajrami është kthyer te Empoli pasi FIFA nuk ia ka lëshuar dokumentacionin e nevojshëm për të luajtur me Shqipërisë përkundër grumbullimit të tij nga përzgjedhësi Edy Reja për ndeshjet eliminatore të këtij muaji në kuadër të Kampionatit Botëror “Katari 2022”. Shqipëria në kuadër të Grupit I i ka luajtur dy ndeshje deri më tani, ka mposhtur Andorrën (1:0) dhe ka pësuar humbje nga Anglia (2:1). Të mërkurën mbrëma, Shqipëria do ta luajë në udhëtim ndeshjen kundër San Marinos. Bajrami muajin e shkuar ka refuzuar ofertën nga Zvicra për ta përfaqësuar Shqipërinë. Ai është i lindur në Maqedoninë e Veriut kurse si futbollist është zhvilluar në Zvicër. Këtë edicion, Bajrami po shkëlqen te Empoli në Serie B pasi ka shënuar pesë gola dhe ka bërë nëntë asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.