Nedim Bajrami ka kontribuar me një asistim te Empoli që barazoi në udhëtim ndaj Vremoneses me rezultatin 2:2.
Ndeshja Cremonese – Empoli u zhvillua të martën dhe i takoi javës së 31-të të Serie B italiane.
Bajrami asistoi në golin e epërsisë 2:1 të Empolit të arritur në minutën e 65-të, ndërsa luajti gjatë gjithë takimit.
Empoli është lider me 63 pikë, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak se përcjellësja e parë Lecce që ka 58 pikë në 33 ndeshje të zhvilluara.
Artikuj të ngjashëm