Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajoku humb meçin ndaj turkut Kanlin

Shpejtim Bajkoku nuk arriti ta fitoj luftën përballë boksierit nga Turqia, Kagan Bilge Kanli, në Lojërat Evropiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Bajoku të dielën pësoi disfatë 3:2 nga boksieri turk në kategorinë deri 63.5 kilogramë.

Bajoku ishte më i mirë në raundin e parë, por më pas i humbi dy raundet e fundit për ta humbur luftën e dytë. Të parën e ai e fitoi kundër boksierit nga Kroacia, Matteo Komadina.