Jean-Matteo Bahoya është emri i ri që po kërkohet nga disa skuadra evropiane të futbollit.
Por, “Sky Sport” i Gjermanisë ka shkruar të shtunën se Eintracht Frankfurti i prin garës për t’i siguruar shërbimet e 18-vjeçarit, që është pjesë e Angersit në Ligue 1 të Francës.
Bahoya luan edhe me Përfaqësuesen U19 të Francës.
Mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar pesë gola në 18 paraqitje në edicionin aktual, ndërsa ka edhe dy asistime.
Ai ka kontratë deri në vitin 2026.
Për Francën U19 ka katër paraqitje.