Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bacca zyrtarizohet te Villarreali

Sulmuesi kolumbian Carlos Bacca është huazuar te Villarreali nga Milani, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

“Villarreal dhe AC Milan kanë arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit kolumbian Carlos Bacca, i cili do të veshë fanellën e verdhë në sezonin 2017/18. Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni me të drejtë blerje në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll, transmeton Koha.net.

Bacca gjatë karrierës së tij ka shënuar 165 gola në 336 ndeshje, kurse në sezonin e kaluar shënoi 14 gola në 34 paraqitje për Milanin.

Artikuj të ngjashëm