Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Babai i Khabibit zgjohet nga koma

Babai i yllit të UFC-së, Khabib Nurmagomedov është zgjuar nga koma pasi i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër, shkruan “The Sun”.

Gjendja e Abdulmanapit përshkruhet si “serioze, por stabile”, nga mjekët në spitalin ushtarak në Moskë.

Të mërkurën mbrëma u raportua se 57-vjeçari është futur në komë pas komplikimeve me pneumoni. Por, Abdulmanapit i është kthyer vetëdija pas operimit, por një shok i familjes ka thënë se ai ende nuk ka folur.

“Atij i është kthyer vetëdija sot. Ai nuk ka folur ende. Të mërkurën ishte në komë pas operimit në zemër”, ka thënë Ramazan Rabadanov për “360 TV”.

Rivali i Khabibit, Conor McGregor dhe kreu i UFC-së, Dana White, kanë qenë në mesin e personave që i kanë uruar shërim të shpejtë Abdulmanapit.

“Po lutem për rikuperimin e Abdulmanap Nurmagomedovit. Një njeri përgjegjës për më tepër kampionë bote, në shumë disiplina të sporteve luftarake. Një gjeni i arteve marciale! I trishtuar që dëgjojë sonte këtë lajm”, ka shkruar McGregor të mërkurën mbrëma. McGregor ishte mposhtur nga Khabibi në vitin 2018. 

Artikuj të ngjashëm