Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Azpilicueta: Është ditë e veçantë

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta ka vlerësuar lart Kai Havertzin, që shënoi golin e fitores në finalen e Championsit ndaj Manchester Cityt. Të gjithë lojtarët e Chelseat kanë pasur ndeshje të madhe që u siguroi lavdinë evropiane.

“Kai Havertz ishte aq i qetë. Jo vetëm kjo. Ai vrapon si i çmendur. Për këtë ai e meriton këtë”, ka thënë Azpilicueta për BT Sport.

“Erdha këtu në vitin 2012 pas triumfit në Ligën e Kampionëve. Kam dashur të përsëris atë sukses në Ligën e Kampionëve. Është e mahnitshme. Familja ime është këtu. Është e veçantë, është ditë e veçantë”, ka shtuar kapiteni i londinezëve.