AZ Alkmaari holandez ka eliminuar Anderlechtin belg nga Liga e Konferencës.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në Belgjikë, Anderlechti e kishte fituar me rezultatin 2:0.
2:0 fitoi edhe Alkmaari në ndeshjen kthyese, në kohën e rregullt me golat e minutës së pestë dhe të 13-të, të shënuar nga sulmuesi Vangelis Pavlidis.
Gola në vazhdime dy herë nga 15-të minuta nuk pati ndërsa penalltitë më mirë i gjuajtën vendësit që fituan 4:1.
Jordy Clasie, Yukinari Sugaëara, Rijjani Reijnders dhe Mexx Meerdink shënuan për holandezët, ndërsa për belgët shënoi vetëm Marco Kana.
Edhe
Lazio eliminohet nga Liga e Konferencës
Dështuan Jan Vertonghen dhe Killian Sardella.
AZ Alkmaari në gjysmëfinale luan me fituesin e duelit Gent – West Ham United.