Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdyli i bashkohet Bledi Shkëmbit te Teuta

Florent Avdyli që punoi së bashku me Bledi Shkëmbin te Liria e Prizrenit, do të bashkohet pikërisht me trajnerin nga Shqipëria, te skuadra e Superiores, Teuta e Durrësit.

Në edicionin e kaluar, dyshja me prizrenasit e Lirisë, zunë vendin e shtatë në tabelë, transmeton KTV.

Te skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi në Teutën e Durrësit, Avdyli do të ketë kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Avdyli luan në dy pozicione. Sezonin e kaluar luajti si mesfushor, ndërsa së fundmi trajneri Shkëmbi e përdori atë edhe si mbrojtës të majtë.

Artikuj të ngjashëm