Për nder të Ditës së Evropës është organizuar sot një turne shahu në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Lojën simultante të shahut, të cilën e zhvilloi mjeshtri slloven me famë ndërkombëtare, Bogdan Podlesnik dhe Bedri Salihu i njohur ndërkombëtarisht në këtë aktivitet e bëri të veçantë mënyra e zhvillimit të saj. Të dy mjeshtrit e shahut u përballën me nga 20 lojtarë shahu në të njëjtën kohë, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Federatës së Shahut në Kosovë, Nysret Avdiu tha se kjo federatë organizon aktivitete të shumta me të gjitha nivelet, prej më të rinjve deri te seniorët. Ai gjithashtu theksoi faktin se Federata e Kosovës ka ende nevojë për punë që të arrijë të përmbushin objektivat që synojnë t’i arrijnë në këtë fushë.
“Nuk na duhet shumë neve për shah, do të thotë kushte të veçanta. Neve na duhet një hapësirë e mirë, ndriçim i mirë, tabela shahu, programe shahu, trajner të angazhuar nga bota pasi që ne nuk kemi trajner të kush e di çfarë niveli. Gjithashtu, është një e metë që shoqëria e Kosovës nuk e përkrah shumë shahun dhe mendoj se loja e shahut meriton më tepër të jetë e përkrahur”, tha ai.
Avdiu tha se sikur në vendet e tjera të zhvilluara, edhe në Kosovë do të përpiqen që shahun ta fusin si lëndë zgjedhore në shkolla, gjë që sipas tij do të ketë ndikime pozitive te të rinjtë.
“Pikërisht ato të mirat që i sjell loja e shahut janë të njohura, kur bota e pranon. Shumë shtete e kanë fut në sistem mësimor do të thotë implementimi i shahut në shkolla. Një prej angazhimeve tona është edhe implementimi i shahut në shkolla. Besoj se sivjet do të bëjmë punë në atë drejtim dhe shumë shpejt besoj që kur të fillojë viti i ri shkollor do ta mbajmë ligën e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës. Do ta formojmë një ligë të vetme të Kosovës. Në secilin qytet do të përpiqemi të formojmë nga një ekip edhe me e bërë ligën e të rinjve të Kosovës”, tha ai.
Kjo është hera e katërt që organizohet ky event dhe organizohet për nder të Ditës së Evropës, të cilën e ka organizuar ambasada e Sllovenisë në Kosovë.