Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj ia siguron mbijetesën Hartbergut

Donis Avdijaj ia ka siguruar një pikë skuadrës së tij Hartbergut, që ishte e mjaftueshme për ta mbajtur në Bundesligën austriake edhe për një sezon tjetër.

Hartbergu, që luftonte për mbetje në elitën e futbollit austriak, barazoi të premten me Riedin, me rezultatin 1:1.

Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 32-të dhe të fundit në elitën e futbollit austriak.

Golin e pestë të sezonit, Avdijaj e shënoi në minutën e pestë të ndeshjes. Ai e kompletoi këtë ballafaqim.

Hartbergu e mbyll kampionatin në pozitën e parafundit në tabelë me 22 pikë, aq sa ka edhe Riedi i pozitës së dhjetë dhe Altachu i pozitës së nëntë.

Admira bie nga liga pasi ka një pikë më pak.

Altachu, pjesë e të cilit është Atdhe Nuhiu, i ka shpëtuar rënies, pavarësisht disfatës 2:1 që e pësoi të premten nga Tiroli në xhiron e fundit të kampionatit.

Golin e vetëm të Tirolit e shënoi Giacomo Vrioni në minutën e 74-t. Vrioni hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 65-të, kurse Nuhiu e kompletoi ndeshjen te vendësit.

Artikuj të ngjashëm