Fidan Aliti e ka vendosur ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Alanyasporit. Trabzonspori fitoi 1:0, falë autogolit të mbrojtësit të Kosovës.
Aliti në minutën e 54-t në tentim për ta larguar topin, e dërgoi atë në portën e vet. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Turqisë dhe u zhvillua të hënën mbrëma.
Fidan Aliti startoi tek Alanyaspori dhe kompletoi ndeshjen. Për këtë skuadër prej minutës së 81-të luajti edhe Florent Hadërgjonaj. Enis Bardhi luajti deri në minutën e 84-t për Trabzonsporin. Alanyaspori mban vendin e 11-të me dhjetë pikë. Trabzonspori është i pesti me 15 pikë.
GOL | Trabzonspor 1-0 Alanyaspor
— Pro Pulse Sports (@pulsespor) October 23, 2023
54' Fidan Aliti (k.k) pic.twitter.com/QImJJW3k3p