Kroacia ka marrë një goditje të rëndë të premten mbrëma. Në Osijek, Kroacia ka pësuar 3:0 nga përfaqësuesja e Austrisë në futboll. Ndeshja i takoi grupit të parë të Ligës A të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Kroatët shpresojnë për sukses në Botëror dhe kanë pritur dukshëm më tepër në ndeshje ndaj austriakëve. Kroacia llogaritej favorite e madhe, por pësoi humbje të thellë.
Marko Arnautoviq shënoi për 1:0 në minutën e 41-të.
Për 2:0 në minutën e 54-t realizoi rezervisti Michael Gregoritsch. Vetëm tre minuta më vonë austriakët shënuan edhe golin e tretë. Realizator ishte Marcel Sabitzer.
Artikuj të ngjashëm