Mbrojtësi i krahut, Serge Aurier, pritet të largohet nga skuadra e Tottenhamit në fund të këtij edicioni.
Tabloidi anglez "The Sun" ka shkruar se Aurier ka kërkuar largimin nga ekipi anglez, pasi nuk është i kënaqur në Londër.
Këtë edicion, 26-vjeçari ka pasur minutazhë të vogël, duke regjistruar vetëm 17 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.
Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2022 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Aurier, i cili është kapiten i Përfaqësueses së Bregut të Fildishtë, te Tottenhami u transferua në verën e vitit 2017 nga PSG-ja për 25 milionë euro. Karrierë ka bërë edhe te Toulouse e Lensi.
Artikuj të ngjashëm
-
Portieri i kritikuar pritet ta kërkojë largimin nga Spursi
-
Zirkzee pajtohet për largim nga Manchester Unitedi
-
Courtois mendon t’i jap fund karrierës ndërkombëtare pas Botërorit
-
Timber mbetet jashtë Botërorit, Geertruida ftohet në vend të tij
-
Spursi afër që ta mbyll marrëveshjen me Robertsonin e Liverpoolit