Sport

Augsburgu transferon portugezin Veiga

Mbrojtësi nga Portugalia, Renato Veiga i është bashkuar skuadrës së Augsburgut. Veiga tek Augsburgu është prezantuar të martën, ndërsa është transferuar nga Sportingu i Lisbonës.

Në fakt, Veiga është huazuar deri në fund të këtij viti tek Augsburgu dhe po vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes.

19-vjeçari është produkt i akademisë së Sportingut, si dhe kapiten i Përfaqësueses U20 të Portugalisë.