Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, njihet për stilin ekstravagant të jetës dhe koleksioni i super eturave të tij është dëshmi e pasurisë së tij.
Reprezentuesi i Gabonit ka nisur të adaptohet në Angli në fushë dhe duket se po e bën këtë edhe jashtë fushës, ndërsa ka marrë një numër të veturave të tij, të cilat janë parkuar jashtë hotelit luksoz ku është duke qëndruar.
Veturat që ka marrë Aubameyang në Angli në total kapin vlerën e 850 mijë funteve (rreth 967 mijë euro), ndërsa ka edhe vetura të tjera diku me vlerë 2 milionë funte (rreth 2.3 milionë euro) që i kanë mbetur në Gjermani, ku në të kaluarën ka luajtur për Borussia Dortmundin.
Shpejtësia është karakteristika kyç e Aubameyangut dhe kështu mund të thuhet edhe për veturat e tij, ku në koleksionin e tij ka një “Porsche Panamera Turbo Techart” (me vlerë rreth 160 mijë euro), “Lamborghini Aventador” (me vlerë 307 mijë euro), “Ferrari 812 Superfast” (vlerë rreth 285 mijë euro) dhe “Range Rover Sport Mansory” (vlerë rreth 170 mijë euro), shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Sulmuesi 28-vjeçar ka edhe disa vetura të tjera që ende nuk i ka çuar në Angli, përfshirë një “Ferrari 458 Italia” (vlerë 227 mijë euro), një “Aston Martin DB9 Volante 2” (rreth 160 mijë euro) dhe një “Audi R8 V10 Plus” (mbi 145 mijë euro).
Aubameyang fiton tek Arsenali rreth 205 mijë euro në javë, ndërsa i është bashkuar skuadrës londineze nga Borussia Dortmundi në janar të këtij viti për 63.75 milionë euro.
Edhe
Barcelona kërkon 25 milionë euro për Aubameyangun
Ka qenë një start i përzier i Aubameyangut në Arsenal, ndërsa ka impresionuar në disa ndeshje, por është dukur i izoluar në disa të tjera. Mirëpo performanca e tij e përgjithshme prej tre golave në gjashtë ndeshje është e mirë.
Aubameyang është duke udhëhequr vijën e sulmit të Arsenalit në Premier League dhe ka shënuar në fitoren ndaj Watfordit gjatë fundjavës. Ai nuk ka të drejtë loje në Ligën e Evropës, pasi kishte rënë me Borussia Dortmundin në Ligën e Evropës nga Liga e Kampionëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)