Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aubameyang dhe bashkëlojtarët detyrohen të flenë në aeroport

Pierre-Emerick Aubameyang dhe bashkëlojtarët e tij te përfaqësuesja e Gabonit janë detyruar të flenë në dysheme të aeroportit para ndeshjes vendimtare eliminatore të Kupës së Shteteve të Afrikës kundër Gambisë, njofton agjencia Reuters.

Aubameyang ka përdorur rrjetet sociale për të treguar situatën me të arritur në aeroportin Banjul të dielën, para ndeshjes të sotme të Grupit D eliminator në kryeqendrën e Gambisë.

Delegacioni i Gabonit nuk u lejua të largohej nga aeroporti për shkak të një problemi administrativ dhe u detyruan të flenë në dyshemenë e aeroportit para se të lejoheshin të largoheshin në mëngjes pas intervenimit të Qeverisë. Nuk është dhënë arsyeja pse nuk u lejuan fillimisht të largoheshin nga aeroporti.

Gaboni kryeson grupin me tri pikë epërsi para Gambisë.