Qeveria e Gabonit ka njoftuar se ka pezulluar përfaqësuesenh e futbollit, ka shkarkuar seleksionuesin Thierry Mouyouma dhe ka larguar nga skuadra yllin Pierre-Emerick Aubameyang, pas dështimit në Kupën e Afrikës.
Gaboni pësoi tri disfatave në Kupën e Afrikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtruesi i detyrës së ministrit të Sportit të Gabonit, Simplice-Desire Mamboula, ka kumtuar vendimin pas humbjes që pësoi Gaboni me rezultatin 3:2 nga Bregu i Fildishtë të mërkurën.
“Marrë parasysh paraqitjen e turpshme të ‘Panterëve’ në Kupën e Kombëve të Afrikës, Qeveria ka vendosur ta shpërndajë stafin e trajnerëve, ta pezullojë përfaqësuesen deri në një njoftim tjetër, dhe të përjashtojë nga skuadra lojtarët Bruno Ecuele Manga dhe Pierre-Emerick Aubameyang”, tha Mamboula, raporton agjencia “Reuters”.
Aubameyang dhe Manga nuk luajtën në ndeshjen e fundit ndaj Bregut të Fildishtë. Aubamyang është kthyer te Marseille për të trajtuar një lëndim muskulor.
Gaboni ishte eliminuar para xhiros së fundit, pasi kishte humbur dy ndeshjet e para të Grupit F nga Kameruni (1:0) dhe Mozambiku (3:2). Në ndeshjen e fundit ndaj një përbërje të dytë të Bregut të Fildishtë, Gaboni ishte duke udhëhequr 2:0, por pësoi 3:2.