Atletja shqiptar Klodiana Shala është shpallur fajtore së ka shkelur rregullat e anti-dopingut në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), transmeton Koha.net.
IOC-ja ka njoftuar se në mostrën e Shalës, të marrë tetë vite më parë, është gjetur steroidi stanozolol, pas ri-testimeve të mostrave.
Shala ishte parparë të garonte në 200 metra në “Londra 2012”, por ishte tërhequr nga ajo garë shkaku i lëndimit. Por, ajo prapë u testua nga autoritetet e anti-dopingut gjatë Lojërave.
IOC-ja nuk ka dhënë dënim për Shalën 40-vjeçare tash, por ka këshilluar Federatën Botërore të Atletikës të marrë masa të mëtutjeshme.
Më herët këtë muaj është njoftuar se Shala është suspenduar përkohësisht nga Njësiti i Integritetit në Atletikë.
Ajo garoi në tri edicione të Lojërave Olimpike gjatë karrierës, në Sydney 2000, Athinë 2004 dhe Pekin 2008.
Në Athinë, ajo mbajti edhe flamurin e Shqipërisë gjatë ceremonisë hapëse.
Një atlet ka të drejtë të dëgjohet apo edhe të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, por Shala nuk ka ofruar asnjë reagim gjatë hetimit.
Edhe
Një sportist grek del pozitiv për substancë të palejuar, largohet nga Lojërat
Po ashtu nuk ka përdorur të drejtën për hapjen e mostrës B.
Komisioni Disiplinor i IOC-së, me në krye Denis Oswaldin, ka konstatuar se Shala ka kryer shkelje të rregullave të anti-dopingut.