Atletët më të mirë të vendit të mërkurën kanë nisur punën në kampin në Ulqin për të ngritur aftësitë fizike. Plot 43 atletë dhe disa trajnerë po marrin pjesë në kampin e Federatës së Atletikës së Kosovës (FAK), shkruan sot Koha Ditore.
Federata është e vendosur që të ngrejë performancën e atletëve gjatë këtij viti dhe vlerëson se kjo është e mundur me gjithë telashet e mëdha me infrastrukturë.
Në federatë thonë se Kosova aktualisht nuk ka shteg të gatshëm për gara të atletikës, por megjithëkëtë flasin për ngritje të performancës. Shtegu me shtresë tartani vlerësohet kyç për ngritjen e nivelit të atletikës në një vend.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm
-
Stadiumi i atletikës nuk ka nisur ende, duhet të hapet vitin tjetër
-
Trajneri i klubit “Rogana” rregullon shtegun për vrapim
-
Ballkaniku i atletikës në Serbi u mbajt pa Kosovën pjesë të tij
-
FFK-ja organizon kamp në Gjermani
-
Serbët mundohen ta mbajnë në heshtje paraqitjen e Kosovës në garën e Beogradit