Sport

Atleticos i kthehen lojtarët kyçë për ndeshjen kundër Liverpoolit

Alvaro Morata dhe Diego Costa do të jenë në dispozicion të Atletico Madridit për ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që skuadra madrilene e luan të martën në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Morata u aktivizua të shtunën nga minuta e 67-të në barazimin 2:2 në udhëtim ndaj Valencias.

Ai nuk kishte luajtur që kur mori lëndim muskulor kundër Real Madridit më 1 shkurt.

Morata ka shënuar dhjetë gola këtë stinor për Atleticon. Diego Costa nuk ka luajtur që nga nëntori. Ai është kthyer në stërvitje me skuadrën dhe trajneri i Atleticos, Diego Simeone ka thënë se sulmuesi brazilian me shtetësi spanjolle do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Liverpoolit.