Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico tregon fytyrën e kampionit ndaj Betisit

Atletico Madridi ka treguar pse është kampion në fuqi në La Ligën spanjolle.

Të drejtuarit e Diego Simeones shfaqën më të mirën në një terren e mot tejet të vështirë dhe mposhtën në “Wanda Metropolitano” skuadrën e Real Betisit 3:0, në kuadër të xhiros së 12-të.

Atletico po ashtu e arriti fitoren e nëntë rresht në shtëpi kundër kësaj skuadre, ndërsa është mposhtur vetëm një herë në 18-të ndeshjet e fundit në La Liga nga Betisi.

Yannick Carrasco e shënoi golin e parë në minutën e 26-të. I dyti ishte autogol i realizuar nga German Pezzella, kurse rezultatin final e vulosi portugezi Joao Felix.

Artikuj të ngjashëm