Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico transferon portierin Moldovan

Portieri Horatiu Moldovan është përforcimi më i ri i Atletico Madridit në afatin kalimtar të janarit. Ekipi nga La Liga të mërkurën e ka prezantuar portierin rumun, të cilin e ka transferuar nga skuadra e Rapidit.

Për kartonin e 25-vjeçarit, Atletico ka paguar tre milionë euro, ndërsa Moldovan me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.

“Atletico Madridi ka kompletuar transferimin e portierit Horatiu Moldovan, i cili ka firmosur kontratë me klubin deri në vitin 2027. Ai është përforcimi i parë i klubit tonë në këtë afat kalimtar”, thuhet në njoftimin e ekipit spanjoll.

Moldovan ka tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Rumanisë, ndërsa ishte pjesë e Rapidit të Bukureshtit prej vitit 2021.