Skuadra e Atletico Madridit ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Ruben Dias, i cili në fund të këtij edicioni do t'i bashkohet nga Benfica.
Gazeta spanjolle "AS" të premten ka njoftuar se Atletico ka paguar klauzolën e lirimit të Diasit në vlerë prej 60 milionë eurosh për të shmangur konkurrencën nga skuadrat tjera, transmeton Koha Ditore.
Dias me Atleticon do të firmos kontratë pesë vjeçare dhe do ta zëvendësoj uruguajanin Diego Godin që në verë do të transferohet te Interi.
Dias 21-vjeçar, këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Benfica, duke regjistruar 49 ndeshje ku ka realizuar tri gola. Ai me Benfican ka kontratë deri në vitin 2023 kurse ka edhe tetë paraqitje për Përfaqësuesen e Portugalisë, te e cila debutoi vitin e shkuar.