Manchester City ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Benficas, Ruben Dias. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Benficas.
City i ka paguar Benficas 60 milionë euro, duke e përfshirë në marrëveshje edhe mbrojtësin Nicolas Otamendi.
Reprezentuesi portugez ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare te City. Mbrojtësi portugez ka udhëtuar drejt Anglisë, për t’i kryer testet mjekësore. 23-vjeçari është produkt i Benficas dhe njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në Portugali