Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico në garë për mbrojtësin Dias

Foto: Retuers

Pas Juventusit edhe Atletico Madridi është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit Ruben Dias, i cili është pjesë e Benficas, ka shkruar “Mundo Deportivo” të enjten.

Tek Atletico e shohin Diasin si zëvendësim për Diego Godinin, i cili në fund të këtij edicioni do t'i bashkohet Interit si futbollist i lirë, transmeton KTV.

Dias 21-vjeçar, është ndër mbrojtësit më të dalluar në kampionatin portugez dhe ka klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. Ai ka kontratë me Benfican deri në verën e vitit 2023.

Këtë edicion, me Benfican ka 45 paraqitje në të gjitha garat dhe dy gola të shënuar. Ka shtatë paraqitje edhe me Portugalinë.