Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico po mendon ta shkëmbejë Moratan me Dybalan

Foto: Reuters

Atletico Madridi po mendon ta shkëmbejë Alvaro Moratan me Paulo Dybalan, raporton gazeta “AS”.

Morata është huazuar te Juventusi këtë stinor dhe klubi italian po mendon për transferimin e tij. Krerët e klubit madrilen janë duke menduar që ta shkëmbejnë Moratan me argjentinasin Dybala.

Mirëpo, klubet pritet të bisedojnë për kompensim financiar po ashtu, pasi vlera e Dybalas dhe e Moratas nuk është e njëjtë. Juventusi është në rrezik të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve stinorin e ardhshëm, që do të ndryshonte plotësisht planet për verë.