Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pas Winksit

Atletico Madridi ka shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamit, Harry Winks. Te ekipi spanjoll po e shohi, mesfushorin e Tottenhamit si përforcim të duhur për sezonin tjetër. Winks mund të largohet nga ekipi anglez gjatë verës pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij.

Deri më tani, Winks ka 24 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime. Winks ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 kurse është pjesë e ekipit prej vitit 2016.

Kartoni i tij, vlerësohet rreth 20 milionë euro, shumë të cilën Atletico Madridi është i gatshëm ta paguajë. Winks ka edhe dhjetë ndeshje e një gol të shënuar me Përfaqëesuesen e Anglisë.