Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pajtohet të paguajë 40 milionë euro për Griezmanin

Atletico Madrid është pajtuar të paguajë 40 milionë euro për Atoine Griezmannin, raporton “El Desmarque” të hënën.

Aletico ka mundësinë e aktivizimit të klauzolës për blerje nga Barcelona. Griezmann është i huazuar te Atletico nga Barcelona.

Sulmuesi francez është kthyer në kryeqytetin spanjoll në vitin 2021 dhe ka treguar formë të mirë, sa që ka bindur drejtuesit e Atleticos ta paguajnë klauzolën e vendosur nga Barcelona.

31-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai këtë edicionin ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar pesë herë në 28 paraqitje në të gjitha garat.