Dy gola të Alvaro Moratas i kanë mjaftuar Atletico Madridit që të marrë tri pikë të plota nga udhëtimi te Real Sociedadi.
Skuadra e Diego Simeones fitoi 0 me 2 në xhiron e 26-të të La Ligas, me Moratan që shënoi në minutat 30 dhe 33.
Nga minuta e 62-të, Atletico mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi Koke u ndëshkua me karton të kuq.
Në tabelë, Atletico ka 53 pikë në pozitën e dytë, shtatë më pak se lideri Barcelona.