Atletico ka shënuar një fitore shumë të vështirë në shtëpi ndaj Eibarit.
Mysafirët krijuan epërsi prej dy golash përmes Chalesit de Arbillas, transmeton Koha.net.
Por, vendasit u kundërpërgjigjën përmes Joao Felixit,Vitolos e Thomasit.
Atletico mori pikët e plota dhe tani mban vendin e parë me nëntë pikë, derisa Eibari në vendin e 18 ka vetëm një pikë pas tre xhirove.