Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madrid fiton me vështirësi

Atletico Madridi ka arritur të marrë tri pikë të rëndësishme të shtunën në shtëpi pasi mposhti Osasunan me rezultatin 1:0.

Vendasit e dominuan këtë takim duke shpërdoruar raste të shumta shënimi.

Golin e tri pikëve për vendasit e shënoi braziliani Filipe.

Mbrojtësi brazilian shënoi në minutën e 87-të me kokë pas harkimit të Carrascos.

Deri në fund mysafirët tentuan të barazonin, por nuk ia arritën.

Me këtë fitore Atletico Madridi ka 26 pikë pas 13 ndeshjeve derisa Osasuna mbetet në kuotën e 19 pikëve.