Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi prezanton Linon

Atletico Madridi ka bërë të ditur se ka transferuar sulmuesin e krahut Samuel Lino.

Braziliani është transferuar nga skuadra Gil Vicente.

Lino ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën spanjolle.

Atletico ka paguar shtatë milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Linos.

22-vjeçari është shprehur i lumtur me transferimin te madrilenët.