Skuadra e Atletico Madridit e ka forcuar sulmin me 19-vjeçarin Samu Omorodion. Atletico e ka prezantuar të hënën sulmuesin, i cili ka firmosur kontratë pesëvjeçare. Ai tek Atletico është transferuar nga Granada që ka përfituar 6 milionë euro nga shitja e tij.
Omorodion edicionin e shkuar ka shënuar 18 gola për ekipin e dytë të Granadas, ndërsa së fundmi është promovuar në ekipin e parë.
Ai tashmë ka luajtur një ndeshje në La Liga dhe ka shënuar 1 gol me fanellën e Granadas. Gjithashtu, Omorodion ka edhe 5 paraqitje e 1 gol të shënuar me Përfaqësuesen U19 të Spanjës.