Kampioni i Spanjës, Atletico Madridi, ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit. Është Renan Lodi që ka shënuar gol me goditje me kokë në minutën e 41-të të takimit në “Old Trafford”.
Është kjo ndeshja e kthimit e një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë e luajtur në Madrid ka përfunduar 1:1.