Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi fiton me gol të minutës së 94-t

Alvaro Morata

Atletico Madridi ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Gironas.

Të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligas, Atletico Madridi fitoi 1:0 në udhëtim. Golin e shënoi Alvaro Morata në minutën e 94-t. Morata realizoi në një tollovi të krijuar.

Goli, mes shumë kontestimesh, u konfirmua nga VAR-i. Atletico Madridi është në vendin e tretë me 48 pikë. Girona është e 12-ta me 30 pikë.