Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico kthehet te fitorja në La Liga

Atletico Madridi është kthyer te fitorja në La Liga. Të shtunën në udhëtim kampionia në fuqi mposhti Osasunan me rezultatin 3:0.

Në minutën e tretë madrilenët zhbllokuan rezultatin. Ishte portugezi Joao Felix që realizoi për 1:0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 59-të Luis Suarez dyfishoi rezultatin. U asistua nga Felix.

Angel Correa vulosi fitoren në minutën e 89-të për 3:0.

Me këtë fitore Atletico Madridi ka 42 pikë pas 25 ndeshjeve në pozitën e katërt, derisa Osasuna 32 sosh në pozitën e nëntë.