Atletico Madridi po interesohet në transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Wilfred Ndidi, bën të ditur "Goal.com" të premten
Gjiganti i La Ligas spanjolle e sheh 22-vjeçarin Ndidi si zëvendësim ideal për Rodrin, që i është bashkuar Manchester Cityt në fillim të korrikut, transmeton Koha Ditore.
Ndidi shënoi dy gola në 38 ndeshje në Premier League stinorin e kaluar. Ndidi ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit 2024.
Skuadra angleze iu bashkua në janar të vitit 2017 nga Genku për 17.6 milionë euro. Mesfushori defensiv ka luajtur 33 ndeshje me përfaqësuesen e Nigerisë deri më tash.