Kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat, belgun Romelu Lukaku, raporton “Fichajes”.
Lukaku pritet të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni dhe trajneri i Atleticos, Diego Simeone po insiston në transferimin e tij. Simeone po e sheh Lukakun si zëvendësim ideal për Luis Suarezin, të cilin i skadon kontrata me ekipin spanjoll në verë.
28-vjeçari u rikthye te Chelsea në verë nga Interi, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij te ekipi londinez që po përballet me krizë financiare pas sanksioneve të Qeverisë britanike ndaj pronarit Roman Abramovich.
Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026 kurse këtë edicion ka shënuar dhjetë gola në 31 paraqitje.