Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico fiton në minutën e fundit ndeshjen ndaj Espanyolit

Atletico Madridi e ka fituar në minutën e fundit ndeshjen ndaj Espanyolit, me shifrat 2:1. Atletico shënoi golin e fitores në minutën e 97-të nga penalltia.

Yannick Carrasco shënoi nga pika e bardhë. Arbitrit Jorge Figueroa iu desh ndihma e VAR-it për të konfirmuar penalltinë, të cilin në gol e shndërroi Carrasco.

Carrasco shënoi edhe golin e epërsisë në minutën e 52-të, ndërsa golin e vetëm për Espanyolin e realizoi Raul de Tomas në minutën e 74-t.

Me këtë fitore, Atletico ka mbetur në pozitën e katërt me 60 pikë, sa i ka edhe Sevilla dhe Barcelona që ndodhen më lartë në tabelë.