Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico cakton çmimin e Vrsaljkos

Skuadra që dëshiron transferimin e kroatit, Sime Vrsaljko duhet të paguajë 18 milionë euro.

Napoli është ekipi më i interesuar për shërbimet e Sime Vrsaljko, pas lëndimit të Faouzi Ghoulamit, i cili do jetë jashtë fushave të gjelbra për pesë ose gjashtë muaj, transmeton kp.

Sipas mediave italiane, edhe Roma ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit të “Los Rojiblancos”.

Pasi ai nuk po ka vend në formacionin startues të Diego Simeones, thuhet se ata kanë vendosur që ta lënë atë të largohet, ndërsa kanë vendosur një çmim prej 18 milionë eurosh.

Vrsaljko ka luajtur në Serie A edhe në të kaluarën për Genoan dhe Sassuolon.

Artikuj të ngjashëm