Napoli këtë javë është takuar me agjentin e mbrojtësit Sime Vrsaljko për transferimin e tij nga Atletico Madridi.
Klubi napolitan i ka ofruar 20 milionë euro për mbrojtësin anësor, i cili më parë ka luajtur për Sassuolon në Itali.
Rai raporton se agjenti Giuseppe Riso ishte në Napoli dhe ka pasur bisedime pozitive për transferim të mundshëm të kroatit.