Atletico Madridi dhe Chelsea raportohet se janë pajtuar për transferimin e Diego Costas në kryeqytetin spanjoll.
AS raporton se transferimi i Costas do t’i kushtojë Atletico Madridit 55 milionë euro, transmeton Koha.net.
Costa momentalisht është në Brazil dhe ende nuk është rikthyer në Chelsea, pasi është lënë jashtë skuadrës nga trajneri i tij, Antonio Conte.
Marrëveshja e arritur raportohet se është 45 milionë euro plus 10 të tjerë bonuse.
Atletico s’ka të drejtë të transferojë lojtarë deri në janarin 2018, dhe është e mundur që Costa të huazohet te ndonjë klub tjetër për të luajtur deri në janar.
Për huazimin e tij interesim ka shprehur Deportivo La Coruna.